Sport

Kosovare Asllani shkruan historinë me Real Madridin

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka shkruar historinë me klubin e femrave të Real Madridit, duke u bërë futbollistja e parë në histori që shënon për këtë klub, shkruan Gazeta Metro.

Klubi i femrave të Real Madridit nga ky sezon (2020/21) ka filluar garat në Primera Divison, pasi është ribashkuar dhe ka blerë të drejtat e klubit Tacon.

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Barcelona, vashat madrilene kanë arritur të fitojnë pikën e parë në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të zhvilluar ndaj Valencias.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-1, teksa golashënuese për ‘galaktiket’ ishte Kosovare Asllani, e cila realizoi golin historik në minutën e 22’të.

Ndryshe, ekipi i femrave të Real Madridit momentalisht renditet në pozitën e 13’të me vetëm një pikë nga dy xhiro të zhvilluara.

Postime të ngjajshme
Sport

Tahir Batatina: Iu kam thënë futbollistëve, nëse bijmë në Ligën e Parë…

Sport

Rezultatet e ditës në Ligën e Parë

Sport

Rënditja tabelare në Superligën e Kosovës

Sport

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës