Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e parë – këto janë të rejat e fundit!

Kosova ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës. Në fillim është miqësorja me Jordaninë, që do luhet në Prishtinë më 10 nëntor (18:00). Ndërsa katër ditë më pas Dardanët përballen me Greqinë në Selanik (20:45), takimi i fundit i eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zbritur në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, duke zhvilluar stërvitjen e parë nën drejtimin e Primoz Gihla.

54-vjeçari slloven është përzgjedhur si trajner i përkohëshëm i Kosovës, dhe shpreson të arrijë rezultate pozitive në dy ndeshjet debutuese të tij.

Elbasan Rashani është një nga mungesat, pasi sulmuesi i Clermont në Ligue 1 ka pësuar një dëmtim. Lirim Kastrati (Legia) dhe Bersant Celina (Ipswich) janë dy mungesa të tjera, pasi është vendosur të vijojnë të jenë pjesë e klubeve, duke humbur miqësoren me Jordaninë.

Probleme fizike ka edhe Zymer Bytyqi. Lojtari ofensiv i Konyaspor në Turqi, shpreson të rikuperohet për takimin me Greqinë.

Kosova renditet në vend të fundit të grupit B (4 pikë) dhe shpreson t’i mbyllë kualifikueset e Katar 2022 me një rezultat pozitiv.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme