Sport

Kosova vs Sllovenia me shikues në “Fadil Vokrri”?

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mund të luhet në prani të tifozëve.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës pas një takimi me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj.

Njoftimi i FFK-së:

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Bakir Burri, sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtuesit të tifo-grupit të kombëtares “Dardanët”, Lulzim Berisha, janë takuar sot me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim, FFK bën të ditur se është biseduar për gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19 në vendin tonë dhe për rrjedhën e aktiviteteve të organizuara nga ana e FFK-së.

Gjithashtu u bisedua edhe për lehtësimin e masave kundër Covid-19, derisa presidenti Ademi e informoi ministrin Zemaj për vendimin e UEFA-s për rikthimin e tifozëve në stadiume me 30 përqind të kapacitetit të stadiumeve në ato vende ku një gjë të tillë e lejojnë autoritetet shtetërore.

Me këtë rast, presidenti Ademi kërkoi nga ministri që të mundësohet që ndeshja e radhës si vendase në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë të zhvillohet me praninë e shikuesve, me numrin që është i lejuar nga UEFA, gjë e cila do t’i jepte motiv shtesë futbollistëve dardanë për lojë sa më të mirë, duke e ditur se tifozët kanë qenë shtytës të rezultateve pozitive për Kombëtaren tonë. Ministri Zemaj premtoi se do ta shqyrtojë me institucionet e tjera kërkesën e FFK-së dhe shumë shpejt do të merret vendim në lidhje me këtë çështje.

Postime të ngjajshme
Sport

Mësohet edhe orari: Ja kur luhen ndeshjet dhe cila transmetohet në Klan Kosova

Sport

Kryetari i Suharekës publikon fotografi me Ismet Munishin pas triumfit të Ballkanit ndaj Dritës

Sport

Fushë Kosova – Bashkimi i Koretinit, ja se cila skuadër ka fituar në derbin

Sport

Ronaldo i befason të gjithë me pamjen e re