Sport

Kosova vë në pah telashet pas humbjes nga Jordania

Largimi i Bernard Challandes nuk ka larguar edhe telashet e përfaqësueses së Kosovës. Seria e humbjeve te Dardanëve tani është katër radhazi, por entuziazmi që dikur qëndronte të Kosova, tani ka marrë një zbehje të madhe.

Se rënia drastike e Kosovës është vërejtur edhe ndaj përballjes me Jordaninë, derisa të mërkuren në “Fadil Vokrri” pësoi humbje 2:0. Dy ekipet patën rastet e tyre, por avantazhi i mysafirëve ka mundur të rritet edhe me thellë në minutat e fundit të ndeshjes.

Tani Kosova të dielën ka një udhëtim të vështirë në Selanik ndaj Greqisë (20:45), takim (14 nëntor) ky që është edhe i fundit për Dardanët në eliminatorët e Botërorit 2022.

Megjithatë duket se ndryshimi i selektorit nuk solli shpresën që shumë-kush e ka pritur, pasi Challandes ka qenë edhe në thumbin e kritikave nga tifozët e sidomos nga analistët vendorë. Ndërkohë udhëheqja e përkohshme e mori slloveni Primozh Gihla që nuk është fare në përballje ndaj Jordanisë e cila qëndron shumë më lartë në ranglistën e FIFA-së.

Probleme për 54-vjeçarin pati që në start pasi stërvitjen e parë e kryeu me listë të përgjysmuar. Stërvitja vendimtare e kishte me të kompletuar, por prapë katër futbollistë që ishin në listë nuk kanë ardhur fare.

Rashani e Bytyqi të lënduar, derisa Kastrati e Celina me kërkëse nga klubet e tyre kanë qëndruar të lirë nga përfaqësuesja e Kosovës. Ndërkaq edhe pse jemi në fundin e cikëlit kualifikues të Botërorit 2022, lista e zgjedhur nuk është mirëpritur edhe aq mirë nga disa futbollistë. Megjithatë mëdyshje lë edhe vetë selektori Gihla, ku në këtë grumbullin nuk e ftoj fare Paqaradën, i cili është edhe mbrojtësi i vetëm i majtë tipik që luan në një kampionat të mirëfillt evropian. Pozita e Paqaradës është improzivuar nga Gihla duke vendosur Aliti i cili në klubin e tij luan në pozitën e mbrojtësit qendër, derisa më pas e kaloj Vojvodën në atë anë i cili është mbrojtës i krahut të djathtë e ku një gabim i tij kushtoi edhe me gol. Gihla u arsyetua me faktin se ka marrë futbollistë të përkushtuar me shumë në mbrojtje duke lënë përshtypje se Paqarada është ofanzivë, mirëpo taktika e tij e përdorur la shumë për të dëshiruar.

Megjithatë ndeshja ndaj Jordanisë la edhe faktin se shumë futbollistë kanë probleme të gjejnë një vend në klube të ndryshme evropian, e disa të tjerë edhe në klube të vogëla. Deklarata e Gihla ishte befasuese, teksa shtoi se fajin ia ka lënë fatit.

‘Kemi krijuar shumë shanse për gol, por nuk patëm fat. Shpresoj që fati të na përcjellë në ndeshjet e ardhshme. Në futboll nëse luan mirë krijon raste. Duhet të flas me ekipin për përfundimin e aksioneve, duhet të shënojmë, të gjejmë zgjidhje’, ka thënë Gliha.

Ndërkaq edhe disa lojtarë që janë vlerësuar më së shumëti te Kosova, po lënë shumë për të dëshiruar, teksa ka kohë që nuk ka lënë gjurmë në ndeshjet e Kosovës dhe mllefi i tifozëve ndaj tyre në rrjete sociale është vetëm në rritje.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *