Sport

Kosova udhëton sot drejt Shkupit, për ndeshjen historike me Maqedoninë e Veriut

Ekipi kombëtar i Kosovës do të udhëtojë mëngjesin e sotëm drejt Shkupit, para takimit vendimtar kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër shtetit fqinj, Maqedonisë së Veriut të enjten.

Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020 që mbahet verën e vitit të ardhshëm.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit.

Kombëtarja verdhekaltër është në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, njëlloj si shteti i vet fqinj, vetëm katër vjet pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Kontingjenti i Kosovës do të nisët drejt Shkupit sot para drekës dhe do ta mbajë një stërvitje të fundit në Todor Proeski këtë mbrëmje, para ndeshjes së enjtes në orën 20:45.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, përballet me shumë mungesa, përfshirë lojtarët kyçë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, kapiteni Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu dhe Besar Halimi.

Challandes e grumbulloi ekipit të hënën dhe i kreu disa stërvitje në stadiumin e Prishtinës Fadil Vokrri para udhëtimit drejt shtetit fqinj.

Postime të ngjajshme
Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa

Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Sport

Drita pësoi humbje nga Ballkani, Nuhiu flet për kartonin e kuq

Sport

Mësohet edhe orari: Ja kur luhen ndeshjet dhe cila transmetohet në Klan Kosova