Sport

Kosova udhëtoi në Slloveni, ja ku ndodhet trajneri Bernard Challandes?

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes të mërkurën e kaluar rezultoi pozitiv me Covid-19 me ç’rast është futur menjëherë në izolim.

Zvicerani nuk pati mundësi ta udhëheq Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.

Si pasojë e testit të dytë pozitiv me Covid-19, Challandes e ka humbur mundësinë të udhëtojë në Slloveni për të qenë bashkë me ‘Dardanët’.

69 vjeçari vazhdon të qëndroj i izoluar në një hotel në Durrës, ka shkruar sot “Indeksonline”.

Javën e ardhshme, Challandes do të testohet përsëri për Covid-19, dhe nëse del negativ do të udhëtoj në Prishtinë për të qenë i gatshëm që të udhëheq kombëtaren kundër Moldavisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica