Sport

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shqipërinë U21

Përfaqësuesja U21 e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, Dardanët bënë përgatitjet finale, me synimin që nesërmbrëma ta realizojnë fitoren e dytë në këtë cilël kualifikues, njofton FFK, shkruan Zeri.info.

Përzgjedhësi Nees tha se janë përgatitur tash e një javë si në aspektin teorik edhe në atë praktik për të dhënë më të mirën.

Ai e cilësoi derbi përballjen kundër Shqipërisë dhe pohoi se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dy kombëtaret, ndërsa futbollistët Florent Hoti dhe Kreshnik Krasniqi përveq optimizmit thanë se është ndjenjë e veçantë të luajnë dy kombëtare shqiptare mes vete.

Ndeshja Kosovë U21 – Shqipëri U21 zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Related posts
Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *