Sport

Kosova U21 – Shqipëria U21, bastet sportive e shohin favorit këtë skuadër

Sot (e premte) në stadiumin “Fadil Vokrri” do të takohen shpresat e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton “Zeri.info”.

Përfaqësuesja e Kosova U21 dhe Kombëtarja shqiptare U21 do të takohen mes vete në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kosova U21 dhe Shqipëria U21 gjenden në grupin e tretë të kualifikimeve për “Euro2021”.

“Kuqezinjët” shihen si favorit në këtë duel ndaj “Dardanëve” sipas basteve të njohura sportive.

Fitorja e Kosovës U21 vlerësohet me kuotën 3.40, kurse Kombëtarja shqiptare U21 llogaritet me kuotën 1.85.

Ndërsa, kuota për barazimin e dy skuadrave është 3.40.

Takimi mes Kosovës dhe Shqipërisë fillon nga ora 19:00 dhe luhet pa praninë e publikut për shkak të pandemisë me COVID-19. /

Postime të ngjajshme
Sport

Këto janë ekipet dhe lojtarët me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës

Sport

Drenica në krizë pas tri humbjeve radhazi

Sport

Holanda vs Kosova, kuotat e bastoreve për këtë ndeshje

Sport

Studimi gjerman tregon se si koronavirusi e prek trurin e pacientëve