Sport

Kosova U21 nesër zhvillon ndeshjën e parë kualifikuese për Kampionatin evropian 2023

Kombëtarja e Kosovës U21 sot zhvilloi stërvitjen e 12-të me radhë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët e rinj zhvilluan përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 kundër Kombëtares U21 të Andorrës.

Të përzgjedhurit e Michael Nees u shprehen të kënaqur me stërvitjet e zhvilluara deri tani e po ashtu u shprehën optimist për paraqitje dhe rezultat të mirë kundër Andorrës.

Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Andorrës U21 zhvillohet nesër (e martë) nga ora 20:00 dhe transmetohet në platformën Art Motion.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur