Sport

Kosova U21 nesër do të zhvillojë miqësoren me skuadrën nga Superliga e Kosovës

Më 8 nëntor, Përfaqësuesja e Kosovës U21 nisi përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që e zhvillon më 16 nëntor kundër Shqipërisë U21, shkruan Zeri.info.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë ndeshje, Kosova U21 do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore.

Të udhëhequrit e Michael Nees do të takohen me skuadrën nga Superliga, Drenicën.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e enjte), në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, me fillim nga ora 12:00.

Kujtojmë se Kosova U21 deri tash ka zhvilluar katër ndeshje kualifikuese për Evropianin 2023, prej të cilave ka pësuar tri humbje dhe ka realizuar një fitore.

“Dardanët” me tri pikë janë në pozitën e pestë të Grupit G.

Related posts
Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *