Sport

Kosova U21 me gjashtë mungesa në ndeshjen e sotme kundër Andorrës

Shpresat e Kosovës sot do të jenë nikoqir te Andorrës U21, ndeshje e vlefshëm në kuadër të kualifikimeve për EURO21, shkruan Gazetasheshi.com

“Dardanët” në këtë ndeshje kërkojnë këndelljen ndaj Andorrës U21, pas humbjeve radhazi.

Kosova U21 në këtë sfidë do të ketë mungesa të mëdha dhe kyçe. Eris Abedini, kapiten i kombëtares, Florian Smakiqi, portier i kombëtares, Lirim Kastrati, mbrojtës i kombëtares dhe Kreshnik Hajrizi, poashtu mbrojtës i kombëtares nuk do të angazhohen në këtë sfidë për shkak se sipas Kohës janë infektuar me koronavirus.

Përveç këtyre katër lojtarëve, do të mungojnë edhe Arbenit Xhemajli dhe Liridon Balaj, si pasojë e lëndimeve që pësuan në stërvitje.

Ndeshja Kosovë U21 – Andorrë U21, do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në orën 19:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Rritet vlera e Muriqit dhe Vojvodës, ja sa kushtojnë tani

Sport

Alaves 1:1 Barcelona, notat e lojtarëve

Sport

Armando Broja shënon gol të bukur për Vitessen në Holandë

Sport

Vazhdon kriza për Barcelonën, barazon në udhëtim