Sport

Kosova U21 me 4 futbollistë të rinj kundër Austrisë dhe Andorrës në tetor

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës, katër prej tyre janë prurje të reja, si dhe rikthimi i Arton Zekajt, transmeton Gazeta Metro.

Ndeshjet do të zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj, teksa rikthehet pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj.

Nga Superliga janë ftuar emra si Blend Baftiu e Mirlind Daku nga Ballkani, Lumbardh Dellova e Qëndrim Zyba nga Prishtina, Muharem Jashari nga Trepça ’89, Valmir Veliu nga Llapi dhe Florian Smakiqi nga Feronikeli.

Dardanët e rinj grumbullohen të hënën e stërvitjen e parë e mbajnë po atë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi i shpëton turpit, por jo edhe humbjes

Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa

Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Sport

Drita pësoi humbje nga Ballkani, Nuhiu flet për kartonin e kuq