Sport

Kosova U21 luan përballë Turqisë, Shpresat synojnë rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit kualifikues

Përfaqësuesja e Kosovës U21 është mysafire e Turqisë U21 ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 21 vjeç.

Shpresat mbrëmë (e Hënë) kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para takimit ndaj Turqisë, e cila zhvillohet sot më fillim nga ora 17:00 në Samsun, shkruan Gazetasheshi.com

“Dardanët” në xhiron e kaluar kanë humbur ndaj Shqipërisë dhe synojnë që këtë fazë kualifikuese ta mbyllin me rezultat pozitv.

Në stërvitjen e mbajtur në Samsun, “Dardanët” kanë punuar me përkushtim maksimal, teksa ekziston edhe dëshira për të bërë lojë më të bukur se ndeshjet e kaluara.

Takimi i parë në mes Kosovës dhe Turqisë i zhvilluar në qershor të këtij vitit në “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultat 3:1 në të mirë të Kosovës.

Shpresat e Kosovës bëjnë pjesë në grupin e tretë dhe nga nëntë xhiro kanë fituar tre, teksa kanë humbur gjashtë ndeshje duke u renditur në vendin e parafundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Finalja e kompeticionit të madh evropian do të zhvillohet në 'Air Albania'

Sport

Pele shkruan postim zemërthyes një javë pas vdekjes së Maradonës

Sport

Kundërshtarët jo se jo, por as në stërvitje nuk po mundin ta ndalin Almir Kryeziun

Sport

Këto janë gjyqtarët të cilët do ta ndajnë drejtësinë në xhiron e 16-të