Sport

Kosova U21 humbet lojtarin kryesor për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë

Kosova U-21 rikthehet në aksion, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

“Dardanët” e rinj në “Fadil Vokrri” presin Austrinë, në ndeshjen që fillon sonte nga ora 19:00.

Kosova nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Arbenit Xhemajlit për ndeshjen e sotme.

Mungesën e anëtarit të ri të Sunderlandit e konfirmoi vetë shtëpia numër një e futbollit kosovar përmes një komunikate zyrtare.

Njoftimi i FFK-së:

Kombëtarja U21 sonte në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian kundër Austrisë. Në ndeshjen e muajit të kaluar Dardanët e rinj pësuan humbje nga Anglia, por në atë ndeshje përzgjedhësi Rafet Prekazi nuk kishte në dispozicion shumicën e lojtarëve që luajnë në klubet evropiane, si pasojë pandemisë Covid-19.

Tani kontingjenti i futbollistëve është shumë më i pasur, por fatkeqësisht njëri nga futbollistët kryesor të ekipit, Arbenit Xhemajli nuk do të luajë në këtë duel, pasi në stërvitjen e fundit ka pësuar lëndim. Me këtë rast, krerët e FFK-së dhe stafi i Kombëtares U21 i dëshiron shërim të shpejtë Arbenitit, me shpresë dhe besim se do të kthehet edhe më i fortë.

Në përballjen e parë të zhvilluar në Vjenë, Austria kishte fituar 4:0. Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Austrisë U21 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”