Sport

Kosova U21 e gatshme për sfidën me Anglinë U21

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar stërvitjen e saj mbrëm në stadiumin “KCOM” në Hull City, aty, ku sot në mbrëmje, në orën 20:45, do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Atmosfera në kampin e drejtuar nga Rafet Prekazi është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë.

Përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, Dardanët e rinj e presin me entuziazëm këtë duel dhe me vetëbesim se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.

Stërvitja e djeshme ka qenë me intensitet më të vogël, por i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën, derisa përzgjedhësi Prekazi ka dhënë instruksionet e fundit për lojën e sotme.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv