Sport

Kosova U21 dorëzohet në fund ndaj Austrisë U21

Kosova U21 ka zbehur gjasat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Në kuadër të grupit 3 për kualifikueset drejt Kampionatit Evropian, Kosova U21 është mposhtur 0:1 nga Austria U21, shkruan lajmi.net

Kombëtarja e drejtuar nga Rafet Prekazi ishte me shumë fat në këtë ndeshje, pasi austriakët patën disa mundësi të pastra për gol dhe rezultati mund të ishte më i thellë.

Fati i takimit të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ u vulos në minutën e 85’, kur rrjetën gjeti Grull.

Me këtë gol, Austria U21 merr tri pikët dhe shkon në kuotën e 15 pikëve, kurse Kosova mbetet me gjashtë pikë.

Ndeshja e radhës për djelmoshat e U21 do të jetë kundër Andorrës.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme