Sport

Kosova U21 do të zhvillojë ndeshje miqësore me FC Dritën

Të enjten (nesër) Kosova U21 do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj Dritës, shkruan Zëri.info.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi i Dritës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Ndeshja do të filloj nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje)

Klubi jonë, FC DRITA do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21, të enjten 02.09.2021, ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin “Milton Keynes” në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 është edhe futbollisti ynë, Ardit Tahiri, i cili tashmë i është bashkuar grupit dhe të hënën zhvilluan stërvitjen e parë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.

FC DRITA

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar