Sport

Kosova U21 – 2 Korriku, ky është rezultati i miqësores

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhvilluar një miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, 2 Korrikun, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2.

Pjesa e parë i ka takuar ekipit dardan, ku edhe e mbyllën në avantazh prej dy golave. Ndërsa në pjesën e dytë ekipi kryeqytetas ka barazuar rezultatin 2:2 dhe në mënyrë të barabartë është mbyllur edhe ndeshja.

Shpresat e Kosovës para ndeshjes me Andorrën, do ta zhvillojnë edhe një test miqësore me ekipin e Gjilanit.

Kosova U21 dhe kuqebardhët do të luajnë ditën e enjte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”