Sport

Kosova U17 në grup me Spanjën

Të mërkurën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane të vitit 2021, për grupmoshën U17 te hendbollistet, ka njoftuar FHK.

Në mesin e 38 ekipeve përfaqësuese që do të garojnë në Kampionate Evropiane do të jetë edhe Kosova.

Kosova do të garoj në Divizionin B, në Evropianin që do të mbahet në Klaipeda të Lituanisë prej 7 deri më 15 gusht. Një tjetër Evropian i Divizionit B mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë në të njëjtin termin.

Në bazë të shortit, Kosova U17 do të garoj në grupin A ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Lituania, Maqedonia e Veriut, Finlanda dhe Britania e Madhe. Në grupin B janë Islanda, Polonia, Bjellorusia, Turqia e Letonia.

‘Dardanet’ e reja do t’i kenë pesë ndeshje në grup dhe më pas ndeshjet për plasman. Synimi është të arrihen disa fitore dhe të vendosen bazat e përfaqësueses së kësaj gjenerate.

Postime të ngjajshme
Sport

FC Prishtina – Llapi: Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe përballjet direkte

Sport

Shtatë takime në Ligën e Parë: “Nxehtë” në Klinë, spikat derbi në Prizren

Sport

Rrëfimi prekës i futbollistit të Prishtinës, Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës

Sport

Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje tejet interesante