Sport

Kosova U15 shënoi fitore në duel me Shqipërinë U15

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës U15 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Friendly Development Tournament” që po zhvillohet në Shkup.

Dardanët njomak kanë arritur të mundin Kombëtaren e Shqipërisë U15, me rezultat 2:1.

Të parët në epërsi kaluan kuqezinjtë me golin e shënuar nga Ersi Syla, në minutën e 7-të, me të cilën epërsi u mbyll pjesa e parë, edhe pse loja ishte mjaft interesante dhe sulmuese nga të dyja palët.

Me të njëjtin ritëm vazhdoi edhe pjesa e dytë, teksa Dardanët arritën të barazojnë shifrat me golin e Armos Merlakut, në minutën e 73-të. Ky gol iu dha zemër futbollistëve tanë, të cilët në minutën e 80-të (të fundit, pasi ndeshjet luhen dy herë nga 40 minuta) shënuan golin e fitores nëpërmjet Elton Krasniqi.

Pas ndeshjes përzgjedhësi i Kombëtares U15, Gazmend Haliti u shpreh i kënaqur me atë çfarë treguan djelmoshat e tij, duke pasur parasysh se kjo ishte ndeshja e parë e kësaj grupmoshe. “Në fillim të takimit patëm disa raste të cilat nuk i shfrytëzuam dhe më pas Shqipëria na ndëshkoi.

Në fillim patëm një presion të panevojshëm, por me kalimin e kohës edhe e kontrolluam lojë. Në pjesën e dytë kemi bërë disa zëvendësime për të freskuar ekipin dhe e shtuam presionin te kundërshtari ku krijuam shumë raste dhe e humbëm një penallti, e ku në minutat e fundit arritëm të përmbysim rezultatin. Jam shumë i kënaqur me futbollistët për angazhim, disiplinë dhe performancën e treguar në ndeshjen e sotme. Natyrisht rezultati nuk është imperativ i kësaj grupmoshe, por komponimi i ekipit për kualifikimet që na presin vitin e ardhshëm”, ka theksuar Haliti.

Ndërkohë, nesër Kosova U15 do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë së Veriut./BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv