Sport

Kosova U-21 e sfidon sonte Turqinë, ndërsa Shqipëria ëndërron kualifikimin

Kosova e drejtuar nga përzgjedhësi Rafet Prekazi e ka zhvilluar mbrëmë (e hënë) stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Turqisë U-21, e cila zhvillohet sot (e martë) në Samsun, me fillim nga ora 17:00.

Pas humbjes nga Shqipëria, të përzgjedhurit e Rafet Prekazit synojnë që ta mbyllin këtë fushatë kualifikuese me rezultat pozitiv.

Në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve që ishte zhvilluar në qershor të vitit të kaluar në Prishtinë, Kosova kishte fituar 3-1.

“Dardanët” e rinj bëjnë pjesë në Grupin 3, ku nga nëntë xhiro të zhvilluara i ka regjistruar tri fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa qëndron në vendin e parafundit në grup.

Në këtë grup ndodhet e Shqipëria që sonte e sfidon Anglinë U-21 në udhëtim.

Shqipëria ndodhet e treta në grup me 14 pikë dhe matematika e lejon që ta ëndërrojë kualifikimin nëse në takimin tjetër Austria humb ose barazon nga Andorra dhe Shqipëria arrin rezultat pozitivë ndaj anglezëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – Llapi, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Sport

Liga e Kampionëve: Rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme

Sport

“​A do të jap dorëheqje?”, Zidane flet pas humbjes nga Shakhtari

Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës