Sport

Kosova sot pret San Marinon, test për disa të ftuar nga Challandes

Kosova, sot do t’i bëj përballet me San Marinon, në një ndeshje ku nuk do të kërkojnë ndonjë rezultat tjetër përveç fitores edhe pse miqësore.

Ky duel pritet të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Dardanët në këtë ndeshje janë të kompletuar edhe pse disa lojtarë kanë pasur shqetësime në ditët e fundit, ndërsa San Marino do të jetë pa lojtarin Elia Benedettini.

 

Kosova në këtë përballje është favorit dhe ndaj San Marinos do të kërkoj vetëm opsionin fitore.

Në anën tjetër kundërshtarët shpresojnë ta përjetojnë ndjenjë e golit ndaj Kosovës.

Seleksionuesi, Bernard Challandes, për përballje me San Marinon e ka theksuar si të mirëseardhur, pasi në këtë duel do të paraqiten disa futbollistë të rinj.

 

Ata mund të tregojnë vetën e tyre që të jenë pjesë e Kosovës, edhe në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!