Sport

Kosova sot niset drejt Shkupit për takimin historik, kjo është agjenda e “Dardanëve”

Kosova do të luajë këtë të enjtë (8 tetor) takimin historik ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë takimin më të rëndësishëm në histori ndaj Maqedonisë së Veriut me 8 tetor. Ky takim është i vlefshëm për një vend në finale të Ligës së Kombeve, ku një fitore eventuale garanton plasman në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

“Dardanët” drejt qytetit të Shkupit nisen sot nga ora 10:30 nga hotel “Emerald”, derisa rrugën e marrin me shumë mungesa në përbërje por shumë të motivuar dhe optimist për fitore.

Kosova në Shkup do ta mbajë edhe një stërvitje në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku nesër zhvillohet ndeshja nga ora 20:45.Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk mund të llogarisë në lojtarët kyçë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, kapiteni Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca.

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”