Sport

Kosova sonte ndaj Maqedonisë së Veriut synon realizimin e ëndrrës për “Euro 2020”

Përfaqësuesja e Kosovës sot ngas ora 20:45 luan ndeshjen më të rëndësishme deri tani që nga pranimi në UEFA dhe FIFA në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit për “Euro 2020”.

Te Kosova janë shprehur të gatshëm për ta ndjekur ëndrrën për Evropianin që mbahet vitin tjetër.

Trajneri Challandes në konferencën për media të mbajtur të mërkurën ka theksuar se ka folur me futbollistët e tij se një ditë do të vijë koha kur do të luajnë një ndeshje të madhe.

Megjithatë, ai ka theksuar se futbollistët e tij do ta kenë një përballje të vështirë para tyre.

Kosova nuk do t’i ketë me vete tetë futbollistë të rëndësishëm në ndeshjen e madhe ndaj Maqedonisë së Veriut, lojtarë që kanë qenë të ftuar në ndeshjet e fundit.

Për këtë ndeshje mungojnë emra si Milot Rashica, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi dhe Samir Ujkani shkaku i lëndimeve.

Mungesat e tyre ishin bërë të ditura para disa ditësh.

Vedat Muriqi edhe pse tentoi të jetë gati, nuk ia arriti, pasi kishte vetëm pak ditë që ishte bashkuar me Lazion pas infektimit me COVID-19.

Amir Rrahmani ka një rast më specifik pasi që në skuadrën e tij kanë rezultuar dy lojtarë me COVID-19 dhe skuadra e tij është në karantinë.

I fundit që mungon është Bernard Berisha i cili nuk është ftuar nga Bernard Challandes për këtë ndeshje, pas problemeve të shkaktuara në ndeshjen e fundit ndaj Greqisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça '89 - Ballkani: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Sport

Ka gol në ndeshjen, Trepça '89 - Ballkani

Sport

Prishtina - Gjilani: Mbyllet pjesa e parë e përballjes

Sport

LIVE LIGA E PARË