Sport

Kosova – Polonia, mbyllet ndeshja me këtë rezultat

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.

“Dardanet” u mposhtën nga Polonia, me rezultat 1:2. Kosova e nisi mbarë takimin duke shënuar qysh në minutat e parë, përcjell FrontOnline.

Ishte Loridona Syla, e cila shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndorja, në minutën e 5-të, duke e kaluar Kosovën në epërsi.

Megjithatë, polaket arritën të përmbysin rezultatin gjatë pjesës së parë. Fillimisht shifrat i barazoi Karolina Gec, në minutën e 18-të, derisa në minutën e 34-t Martyna Wiankowska shënoi për epërsinë e Polonisë, 2:1.

Në pjesën e dytë loja ishte më e baraspeshuar, kurse mundësinë e artë për ta barazuar rezultatin e shpërdoroi Erleta Memeti, në minutën e 89-të, kur doli e vetme para portieres, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Kosova, e cila ndodhet në grupin F bashkë me Norvegjinë, Belgjikën, Shqipërinë dhe Armeninë, ndodhet në pozitën e pestë me gjithsej 4 pikë.

Të martën e fundit të nëntorit, Dardanet sërish do të jenë nikoqire në “Fadil Vokrri”, , me ç’rast e presin Shqipërinë.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *