Lajme

Ajdini: Kosova po mbet pa fuqi punëtore

-ADVERTISEMENT-
DemocracyPlus - statistikat e fuqisë punëtore në Kosovë
-Advertisement-

Kosova po përballet me mungesë të fuqisë punëtore profesioniste në sektorë të ndryshëm. Këtë e potencojnë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, por edhe vetë punëdhënësit në Kosovë.

Një ndër barrierat kryesore të sektorit privat në Kosovë është mungesa e aftësimit profesional. Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, thonë se profesionet më të kërkuara janë ato në ndërtimtari, bujqësi, e profesione të tjera, ndërkohë që të rinjtë e kualifikuar synim kanë tregun evropian dhe po ikin nga vendi.

Punëdhënësi Bedri Kosumi, viteve të fundit ka investuar shumë në mekanizma teknologjikë, për arsye, siç thotë ai, ka vite që përballet me mungesë të punëtorëve bujqësorë.

“Për punëtorë sezonalë është jashtëzakonisht shumë problem. Kjo na mundëson që të jemi më të pavarur nga dora e njeriut, sepse ka diku 5 vite kur vije koha për nxjerrjen e patates dhe ujitjes, ne ballafaqohemi me mungesë të punëtorëve”, tha Kosumi, për Radio Kosovën.

Ndërkohë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve, Avni Ajdini thotë për Radio tonë se Kosova ka mjaft ekspertë të fushave të ndryshme, por është evidente se ata po largohen nga vendi.

“Ne kemi mjaft ekspertë, por eksperti nuk vlerësohet dhe nuk paguhet. Për këtë arsye ai nuk shkon për të punuar, dhe ngel një vakum, dhe aty merret një punëtor i ri dhe nuk e njeh mirë atë zanat, pastaj ndodhin tani edhe probleme”, tha Ajdini.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat