Lajme

Kosova përuron Ambasadën në Doha të Katarit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova ka përuruar Ambasadën në Doha, Shtetin e Katarit.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se kjo Ambasadë e re është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishmë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Pacollit:

Sot Kosova ka përuruar Ambasadën në Doha, Shtetin e Katarit. Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore.

Kjo Ambasadë e re është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishme.

Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik.

Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës dhe promovimi i investimeve janë prioritet strategjik i imi. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat