Sport

Kosova pa krahë, por me zemër të madhe i del para Çekisë dhe Anglisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës në futboll në muajin shtator do t’i zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, fillimisht kundër Çekisë në shtëpi, ndërsa më pas do të jetë mysafire e Anglisë

Stadiumi mitik ‘Fadil Vokrri’ pas saktësisht 163 ditëve do të jetë i stërmbushur me Dardanët që pritët t’i japin përkrahje të madhe Kosovës në ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Çekisë, raporton Reporteri.net

Kosova më 7 shtator luan me Çekinë, derisa tri ditë më vonë përballet me Anglinë në Southampton. Aktualisht Kombëtarja jonë është në vendin e tretë me 5 pikë, derisa dy kundërshtarët tanë ndajnë pozitën e parë dhe të dytë me nga 6 pikë, por duhet kujtuar se ‘Tre Luanët’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Një fitore ndaj Çekisë do të thoshte shumë pasi Kosova do të pozicionohej në vendin e dytë, vend i cili ia garanton pjesëmarrjen në Euro 2020.

Kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes:

Skuadrën e Kosovës ndeshjet e shtatorit e gjejnë të hendikepuar pasi mungojnë 5 lojtarë të formacionit bazë si Arbër Zeneli, Milot Rashica, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala.

Arma më e fortë e Kosovës janë krahët e fuqishëm me lojtarë të shpejt si Zeneli e Rashica, që të dy kësaj radhe nuk do të mund ta ndihmojnë Kombëtaren shkaku i lëndimeve.

Rezultate imazhesh për milot rashica kosovaPor, pavarësisht se Kosova do të vuajë mungesat e pesë futbollistëve të lënduar, në skuadër ka lojtarë që po shkëlqejnë me skuadrat e tyre, si Vedat Muriqi me Fenerbahcen si dhe Bersant Celina me Swansean.

Shpresat janë që këta dy të vazhdojnë shkëlqimin edhe te Kosova, derisa ndoshta tani është momenti që Edon Zhegrova të tregojë vlerat e tij. ‘Messi kosovar’ pritet të jetë startues në mungesë të lojtarëve si Zeneli e Rashica.

Bernard Challandes akoma nuk e ka shijuar humbjen si trajner i Kosovës, derisa para vetes tani ka dy nga sfidat më të vështira që nga emërimi në krye të Kombëtares në mars të vitit 201

Anglia duket mision i pamundur, por Çekia duhet të mposhtet, në të kundërtën ëndrrën për Euro 2020 duhet ta ndjekim përmes play-offit të Ligës së Kombeve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv