Sport

Kosova nuk ia del përballë Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut e ka mposhtur Kosovën me rezultat 2-1 në kuadër të gjysmëfinales së play-offit për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës tregoi një paraqitje të mirë, por jo të mjaftueshme për ta mposhtur Maqedoninë e Veriut, shkruan Reporteri.net

Maqedonasit kaluan në epërsi në minutën e 15-të kur një goditje e Ristovskit që u devijua nga Kololli përfundoi në rrjetën e Aro Muric.

Kosova u kundërpërgjigjë me anë të Florent Hadërgjonajt që barazoi rezultatin në minutën e 29-të pasi paraboloi për mrekulli Dimitrevskin.

Por, Maqedonia riktheu shumë shpejt epërsinë me anë të Velkovskit që shënoi me kokë në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë Kosova u mundua që të bënte diçka më shumë, por nuk arriti që të shënonte, ndërkohë Maqedonia shënoi dy herë, por golat u anuluan për pozitë jashtëloje.

Rastin më të mirë e kishte Fidan Aliti në minutën e 94-të, por goditjen e tij e priti Dimitrevski.

Kështu, ëndrra për një kualifikim të Kosovës në Kampionatin Evropian përfundon sonte në Shkup, pasi është Maqedonia që tani do të luajë në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani po feston fitoren në një kafene, Ismet Munishi pritet si një hero

Sport

Hyseni: Nuk bëmë paraqitje të mirë, ja se çfarë do ndodhë me Mezanin

Sport

Rezultatet e plota të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë

Sport

Idrizi: Ishim më të mirë se Gjilani, ky talent i yni do jetë nga më të mirët në Kosovë