Sport

Kosova niset për në Greqi me tri mungesa të mëdha

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka konfirmuar raportimin e Metros dhe është bërë e ditur se Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, do të mungojnë në ndeshjen e nesërme kundër Greqisë, shkruan Gazeta Metro.

FFK me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Metro më herët raportoi se Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova do të mungojnë në lojën kundër Greqisë.

Arsyeja e këtyre mungesave është se lojtarët kanë thënë se kanë probleme shëndetësore. Ata stërvitjet regjeneruese i kanë kryer mirë dje, ndërsa sot FFK tha se pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.

Mungesa e tyre kundër Greqisë duket më shumë si “sabotim” apo problem disiplinor i tyre, sesa çështja shëndetësore.

Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë. Ndërkaq nesër zhvillon lojën kundër Greqisë në ora 20:45. /

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin