LajmeZgjedhjet

Kosova në heshtje zgjedhore

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova sot është në heshtje zgjedhore deri të dielën (6 tetor) kur edhe mbyllën vendvotimet.

Partitë politike për 10 ditë kanë prezantuar projektet e tyre para simpatizantëve të partive të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.

Fushata 10-ditshe ka kaluar pa ndonjë ekses. Rivalët politikë kanë dërguar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit, duke shpalosur edhe projektin e tyre qeverisëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111.733 persona.

Të dielën të gjithë qytetarët më të drejtë vote mund të votojnë që nga ora 07:00 e deri në orën 19:00 kur edhe mbyllën qendrat e votimit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat