Sport

Kosova me tri mungesa të mëdha për miqësoren ndaj Maltës

Vedat Muriqi, Samir Ujkani dhe Lorik Emini do t’i mungojnë Kosovës për miqësoren ndaj Maltës, shkruan Zeri.info.

Të tre futbollistët në fjalë luajtën ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”, me Muriqin që shkëlqeu duke shënuar katër gola në fitoren 4-1.

FFK ka njoftuar se Muriqi dhe Ujkani kanë marrë leje nga Bernard Challandes për t’u rikthyer në Itali, kurse Emini do të mungojë shkaku i lëndimit që pësoi ndaj San Marinos.

Me mungesën e këtyre tre futbollistëve, Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot për në Austri, atje ku nesër do të takohet me Maltën në miqësore.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës