Sport

Kosova me shumë mungesa kundër Sllovenisë, por skuadrës i kthehet kapiteni

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë në muajin nëntor, ku luajti miqësoren me Shqipërinë. Trajneri Bernard Challandes kishte publikuar listën me 27 futbollistë të grumbulluar, por disa prej tyre mungojnë nga kjo listë, transmeton Gazeta Metro.

Në takimin e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’, kuqezinjtë u treguan më të fortë duke triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1.

Milot Rashica, Leart Paqarada nuk u grumbulluan fare shkaku se klubet e tyre Werder Bremen dhe St.Pauli nuk i dhanë leje.

E në grumbullim munguan edhe Idriz Voca e Florent Muslija shkaku i lëndimeve.

Por për ndeshjen ndaj Sllovenisë, Kosova përveç lojtarëve të lartpërmendur do të ketë edhe mungesa tjera.

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Dardanëve, Herolind Shala mungon shkaku i kartonëve, ndërsa për të njëjtën arsyeje mungon edhe Benjamin Kololli që u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes me Greqinë.

Mungesë do të jetë edhe ajo e Betim Fazlijit që debutoi me Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë, por që nuk ka drejtë loje në ndeshje zyrtare shkaku se ende nuk i është kompletuar dokumentacioni në FIFA.

Pra për takimin ndaj Sllovenisë, Dardanët nuk kanë në dispozicion lojtarët si Herolind Shala, Benjamin Kololli, Milot Rashica, Leart Paqarada, Betim Fazliji, Florent Muslija e Idriz Voca.

Por për këtë takim Dardanëve i është bashkuar edhe Valon Berisha i cili nuk luajti në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës zhvillohet të dielën në stadiumin Stozice në Lubjanë me fillim nga ora 20:45.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – Llapi, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Sport

Liga e Kampionëve: Rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme

Sport

“​A do të jap dorëheqje?”, Zidane flet pas humbjes nga Shakhtari

Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës