Lajme

Kosova me llogo për 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Më 17 shkurt, Kosova shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Tashmë është zbuluar logo e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e punuar nga studentët e dizajnit grafik në Innovation Centre Kosovo (ICK).

“Ju prezantojmë logon e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të qëndisur nga studentët e dizajnit grafik në ICK, nën kujdesin e mjeshtrit Abdullah Hasani Honedon. Ju ftojmë ta përdorni dhe shpërndani me #Kosova13”, thuhet në njoftimin e ICK-së.

Ndryshe, pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 17 gradë

Lajme

Ende pa u bërë kryeministër, shqiptarët jashtë kufijve shprehin kërkesat ndaj Kurtit

Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja

Lajme

Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë