Kosova do të zhvillojë dy ndeshje tepër të rëndësishme në muajin shtator në kuadër të eliminatorëve për Euro 2021
Më 7 shtator Kosova do të luajë kundër Republikës Çeke kurse më 10 shtator kundër Anglisë.
E sytë e tifozëve dardan janë pikërisht në ndeshjen kundër Çekisë, pasi që çekët shihen si rivali direkt i Kosovës për vendin e dytë, pasi që Anglia tashmë konsiderohet favorit absolut.
Në këto dy ndeshje, Bernard Challandes i duhet të mos llogarit në dy yjet e saj kryesor, Edon Zhegrovën dhe Arbër Zenelin.
Zeneli do ti mungojë dardanëve gjatë tërë periudhës së ndeshjeve të eliminatorëve por ka shpresë që ai të jetë gati për ndeshjen gjysmëfinale dhe në rast kalimit tutje të finales se Ligës së Kombëve.
Kosova është në grupin A të eliminatorëve bashkë me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.