Sport

Kosova – Malta, ndeshja e tretë mes tyre: Ky është bilanci

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshjet e dytë miqësore për muajin qershor.

Pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”, Kosova sonte luan me Maltën.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Wörthersee” në Klangefurt të Austrisë.

Në fakt kjo do të jetë ndeshja e tretë që këto dy përfaqësuese e zhvillojnë mes vete. Dy ndeshjet e kaluara ishin në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të dy ndeshjet ishin fituar nga “Dardanët”, të cilët në “Fadil Vokrri” regjistruan fitore 3-1, kurse në udhëtim fituan 0-5.

Në fitoren 3-1 shënuan Benjamin Kololli dy herë, ndërsa Vedar Muriqi gjeti rrjetën një herë.

Ndërsa si mysafir Kololli shënoi dy herë sikurse dhe Donis Avdijaj, ndërsa Muriqi e gjeti rrjetën një herë.

Të dy ndeshjet e kaluara ishin zhvilluar para tre viteve, më 2018.

Postime të ngjajshme
Sport

Elseid Hysaj mbetet në Serie A, gjen akordin me klubin e njohur

Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë