Sport

Kosova kërkon historinë, luan ndaj Malit të Zi

Hendbollistët e Kosovës janë të vetëdijshëm për rëndësinë e jashtëzakonshme të ndeshjes me Malin e Zi.

Kosova e Mali i Zi takohen të mërkurën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja i takon grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm. Përfaqësuesja që shënon fitore do të jetë shumë pranë kualifikimit në Evropian.

Te Kosova ëndërrojnë kualifikimin, që do të ishte historik. Pas barazimit dhe fitores me Rumaninë, që ka të kaluar të lavdishme, te Kosova besojnë se mund ta mposhtin Malin e Zi në Prishtinë dhe ta bëjnë hapin vendimtar drejt Evropianit.

Kosova e gatshme për ndeshjen e madhe me Malin e Zi, ëndërrohet Evropiani
Kosova është e treta në grupin e tetë me 3 pikë, sa i ka edhe Rumania në vend të dytë. Suedia udhëheq me 6 pikë nga tri ndeshje, kurse Mali i Zi është i fundit me 2 pikë nga tri ndeshje.

Dy të parët në grup kualifikohen në Evropian. Po ashtu kualifikohen katër prej tetë përfaqësueseve më të mira që renditen në pozitën e tretë nëpër grupe.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës