Sport

Kosova josh lojtarët nga Shqipëria, zbulohen emrat e radhës që transferohen në Superligë

Partizani ka huazuar mesfushorin Dionis Çikani te skuadra e Drenicës në Kosovë. “Panorama Sport” mëson se 21-vjeçari do ta kalojë pjesën e mbetur tek ekipi i Bledar Devollit. Çikani nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon me Partizanin, ndërsa sezonin e shkuar është aktivizuar vetëm 72 minuta, transmeton “Zeri.info”.

Duket se aktualisht mesfushori nuk është në planet e trajnerit dhe huazimi te Drenica, duket i favorshëm.

Mbrojtësi që mbylli pjesën e parë të sezonit me Vllazninë, Enes Isufi, do të vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës. Nuk është Llapi i Podujevës dhe as Kastrioti dhe Apolonia, një nga skuadrat që i riu pritej të shkonte.

“Panorama Sport” ka zbuluar nga burime pranë lojtarit se ai ka arritur marrëveshjen me klubin e Drenicës në Kosovë, aty ku sot bashkë me mesfushorin shkodran, Behar Ramadani, do të prezantohen zyrtarisht.

Klubi kosovar që këtë sezon drejtohet nga trajneri gjirokastrit, Bledar Devolli, ka joshur lojtarët shkodranë, por jo vetëm. Edhe mesfushori i Laçit, Donald Rapo, i është bashkuar dyshes së Vllaznisë, pasi do të luajë për Drenicën në pjesën e mbetur të sezonit. /

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës