Lajme

Kosova i lehtëson procedurat për leje qëndrim shqiptarëve të Preshevës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka marrë vendim për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin e shtetasve të huaj.

MPB njofton se Ministri në detyrë Ekrem Mustafa ka nënshkruar udhëzimin administriativ lidhur me këtë vendim.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për Procedurën dhe Kriteret e Lëshimit të Lejes së Qëndrimit për të Huajt. Ky vendim do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Kosovës për shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë. Me anë të këtij vendimi, këta qytetarë nuk do të aplikojnë çdo vit, siç kanë bërë deri më tani, por vetëm një herë në pesë vite”, thuhet në komunikatë, transmeton Express

MPB-ja njofton se ky vendim do të ua lehtësojë qytetarëve të Luginës së Preshevës që të pajisen me leje qëndrim.

“Ky vendim do të u lehtësoj edhe qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të pajisen me leje qëndrimi. Ministri Mustafa zotohet se do të vazhdoj përkushtimin e tij që të gjithë shtetasit e huaj pa dallim mund të aplikojnë dhe të pajisen me leje qëndrim përmes plotësimit të kritereve që janë përcaktuar më këtë Udhëzim Administrativ”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat