Sport

Kosova grumbullohet në Shqipëri, futbollistët publikojnë pamje nga Durrësi

Shqipëria e Kosova të mërkurën nga ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” përballën ndërmjet vete në një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Është kjo hera e katërt që përballën ndërmjet vete Shqipëria e Kosova që nga paslufta (dy herë në Prishtinë dhe një herë në Zvicër) dhe padyshim edhe këtë herë interesimi për këtë ndeshje është i madh, por për fat të keq luhet pa tifozë për shkak të situatës me COVID-19.

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës tashmë janë grumbulluar atje, derisa futbollistët Herolind Shala, Ibrahim Dresheviq dhe Aro Muriç kanë postuar foto në “Instagram” nga bregdeti shqiptar Durrësi, aty ku do të qëndrojnë deri para ndeshjes së të dielës kundër Sllovenisë që e luajnë në Lubjanë. /

Postime të ngjajshme
Sport

Statistikat e Ronaldos dhe Messit në listën e ngushtë për formacionin e vitit

Sport

Barcelona e do Shkodran Mustafin në janar

Sport

ZYRTARE: Peja bëhet me kryetar të ri

Sport

UEFA publikon listën me kandidatët për ekipin e vitit