
Fronti i ftohtë i cili dje arriti në rajonin tonë kushtëzojë uljen e temperaturave kryesisht në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi por pjesërisht në Shqipëri.
Shqipëria qendrore dhe jugore edhe pse pati ulje të lehta të temperaturave, prapëseprapë mbeten të nxehta sepse ndikimi i frontit në atë pjesë ishtë shumë më i dobët, megjithatë krahasuar me ditët e kaluara në përgjithësi edhe në Shqipëri ishte më freskët sot.
Lagështia e ajrit ishte e lartë dhe për këtë arsye i nxehti ishte i rëndë.
Mot i ngjashëm sikurse sot në rajonin tonë pritet të mbajë edhe ditën e nesërme./Meteoballkan