Sport

Kosova favorite e madhe përballë Moldavisë, bastoret nuk ua japin pothuajse asnjë shans mysafirëve

Kosova sot e zhvillon ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve për këtë edicion, shkruan “Zeri.info”.

Dardanët ndeshën me Moldavinë nga ora 20:45 dhe vetëm fitore duan, ndryshe e rrezikojnë edhe largimin nga Liga C në Ligën D, çka do të ishte një hap i madh mbrapa.

Ky vit ka qenë shumë i keq për Kosovën, pasi ende nuk ka shijuar fitore, megjithatë kompanitë e basteve pavarësisht formës jo të mirë të Kosovës e shohin atë si favorite të madhe në ndeshjen e sotme.

Fitorja e Kosovës kap kuotën 1.40, derisa ajo e Moldavisë 9.0. Barazimi në këtë ndeshje vlerësohet me 4.2. Të kujtojmë se në ndeshjen e parë që luajtur në Parma të Italisë, përballja ndërmjet Moldavisë e Kosovës kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Postime të ngjajshme
Sport

Edukatë shembullore e skuadrës së Istogut

Sport

Flitej për Milanin, Liverpoolin e Dortmundin, por Rashica ....

Sport

PSG arrin fitore të madhe ndaj Man United – Barça, Juventusi dhe Chelsea kryejnë detyrën

Sport

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin