Lajme

Kosova e Serbia mirëpresin emërimin e Palmerit përfaqësues të SHBA-së për Ballkan

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Matthew Palmer do të jetë Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Vendimi i sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, për emërimin e Palmerit në këtë pozitë, është mirëpritur nga Prishtina dhe Beogradi, raporton KTV.

Për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ky veprim nënkupton angazhim shtesë të SHBA-së për integrimin e Ballkanit.

“Mirëpres rolin në rritje të SHBA-së në integrimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë në Klubin e shteteve Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi.

kryediplomati kosovar në dorëheqje, Behgjet Pacolli, ka thënë se Palmeri është mik i madh i Kosovës dhe përkrahës i integrimit të saj në NATO, BE dhe OKB.

“Përvoja dhe njohuria e tij për rajonin është e vlefshme dhe e nevojshme në një kohë kur rajoni duhet të përparojë në lidhje me fqinjësinë e mirë dhe integrimin euro-atlantik”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

E, homologu serb i Pacollit, Ivica Daçiq, e sheh këtë emërim si shenjë që administrata amerikane dëshiron që të gjejë një zgjidhje për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Daçiq ka thënë në televizionin publik të Serbisë se formati i dialogut në Bruksel, nuk do të ndryshojë.

“Kjo është një shenjë që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të zyrtarizojnë në një farë mënyre atë që po thonë vazhdimisht dhe kjo do të thotë të inkurajojë një zgjidhje të shpejtë të çështjes, domethënë, të inkurajojë të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë ai.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se si Përfaqësues i Posaçëm, Matthew Palmeri, më një shtator, do të shkojë në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ai gjithashtu, do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takimet që do të mbahen në Vjenë dhe në Podgoricë, përkatësisht më 4 dhe 10 shtator./periskopi/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat