Sport

Kosova e motivuar si asnjëherë më parë, e gatshme për ndeshjen e rëndësishme ndaj Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon punën për ndeshjen e së mërkurës ndaj Malit të Zi.

Federata e Hendbollit e Kosovës njofton se lojtarët janë maksimalisht të motivuar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të ndeshjes, përcjell Gazeta Olle.

Selektori Bujar Qerimi nuk ka mundur të udhëtoj nga Belgjika për dy ndeshjet e kësaj jave. Ai pas ndeshjes me Rumaninë doli pozitiv në testin për koronavirus. Ka qëndruar për një kohë i shtrirë në spital dhe tashmë ka marrë veten. Por mjekët ia kanë ndaluar që të udhëtoj nga Belgjika në Kosovë për shkak të shëndetit.

Në mungesë të selektorit, stërvitjet po i udhëheq trajneri i parë, Fatmir Muhaxheri. Me portierë po punon Veton Hajrizi.
Selektori Qerimi është në koordinim të plotë me shtabin teknik dhe me lojtarët. Komunikimi përmes video-lidhjeve bëhet rregullisht.

Muhaxheri është prej emrave të respektuar të hendbollit kosovar. Ka udhëhequr Kombëtaren U21 në Botërorin e juniorëve. Tani, në koordinim me selektorin Qerimi, do ta udhëheq Kombëtaren A në ndeshjen më të rëndësishme deri më tani.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?