Lajme

Kosova e kryen stërvitjen e parë pas ndeshjes me Shqipërinë në Shijak, kjo është gjendja e ekipit

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Shqipërisë, Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar sot (e enjte) me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë, të cilën e zhvillon të dielën në Lubjanë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ekipi përfaqësues i udhëhequr nga trajneri Muharrem Sahiti ka vazhduar sot me stërvitje pas humbjes së djeshme ndaj Shqipërisë, përcjell Zeri.info.

Ekipi përfaqësueses stërvitjet po i zhvillon në Shijak, ndërsa lojtarët që kanë luajtur dje kanë bërë rigjenerim në plazhin e Durrësit.

“Pas ndeshjes së djeshme ndaj Shqipërisë, Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë, të cilën e zhvillon të dielën në Lubjanë në kuadër të Ligës së Kombeve”, njofton FFK.

“Në stërvitjen e sotme, e cila u zhvillua në Shijak, ishin të pranishëm 11 futbollistë, derisa pjesa tjetër që luajtën më shumë minuta në miqësoren e djeshme, kanë kryer rigjenerim në plazhin e Durrësit”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

“Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë lëndime”.

“Dardanët do të kryejnë edhe nesër një stërvitje, derisa të shtunën do të nisen për në Slloveni”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova më 15 nëntor e sfidon Slloveninë në udhëtim kurse tre ditë më pas (18 nëntor) përballet me Moldavinë në Prishtinë. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Lajme

Më në fund, votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Lajme

Zjarrfikësit shpëtojnë një grua të moshuar, pasi i është përfshirë banesa nga flakët

Lajme

Ky është zyrtari i MPB-së që u gjet i vdekur në dhomën e motelit në Gjakovë

Lajme

Aktakuzë për korrupsion ndaj drejtorit të urbanizmit në Komunën e Ferizajt