Stadiumi i qytetit të Lipjanit tashmë ka marrë pamjen finale pas përfundimit të punimeve.
Komuna e Lipjanit ka publikuar pamjet pas vendosjes së ndenjëseve.
Stadiumi ku do të luajnë Ulpiana dhe Arbëria shumë shpejt do të jetë në dispozicion të dy skuadrave.
Ndenjëset e stadiumit u ngjajnë paksa pamjeve nga “Fadil Vokrri” në Prishtinë.