Sport

Koronavirusi i merr jetën kampionit shqiptar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër ish-sportisti të njohur shqiptar. Ish-kampioni i Shqipërisë në mundjen e lirë dhe xhudo Shkëlqim Troplini është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.

Ai u dërgua dje me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mundi të shpëtonte.

Shkëlqim Troplini ishte njëri prej më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet 1987-2003 duke u shpallur kampion i mundjes së lirë, ndërsa në vitin 1994 u shpall dhe kampion kombëtar i xhudos.

Ai përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së, kurse në 1995 u rendit mes 8 më të mirëve në kampionatin europian të mundjes.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – Llapi, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Sport

Liga e Kampionëve: Rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme

Sport

“​A do të jap dorëheqje?”, Zidane flet pas humbjes nga Shakhtari

Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës