Sport

Kontrata e Messit skadon sot, ky është komenti i fundit nga presidenti Laporta

Kontrata e Leo Messit me Barcelonën përfundon sot.

Përkundër asaj që donin Joan Laporta dhe bordi i ri i klubit, Leo Messi nuk ka nënshkruar kontratë ende të re me klubin dhe tashmë është lojtar i lirë.

Nëse nuk ka ndonjë lëvizje të minutës së fundit që përparon në nënshkrimin për sot 30 qershor, në orën 00:01 të këtij mëngjesi dhe 1 korrikun, Leo do të jetë zyrtarisht një lojtar plotësisht i lirë në treg.

Për fat të mirë për Laportën, i cili tashmë theksoi ditë më parë se do të donte që Messi të mos kishte qenë pa kontratë me Barçën as për një ditë, negociatat janë në rrugën e duhur.

Për më tepër, duket se ajo që po vonon marrëveshjen përfundimtare janë çështjet ekonomike dhe fiskale.

I pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim për faktin se mungon ende firma për zgjatjen e bashkëpunimit, Laporta u përgjigj shkurt: “Me qetësi”. Ai u kërkoi të pranishmëve të ishin të durueshëm dhe të presin njoftimin e shumëpritur.

Siç është shpjeguar nga “El Mundo Deportivo”, një gazetë shumë pranë klubit, nuk ka asnjë frikë në zyrat e “Camp Nou”, pasi Messi ka shfaqur gatishmërinë e plotë për të vazhduar të veshë fanellën e Barçë, megjithatë ekziston një lloj frike për faktin e thjeshtë që klubi nuk e zyrtarizoi marrëveshjen e para skadimit të kontratës.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri