Sport

Kontrata e Griezmann, problemi për shkëmbimin me Saul

Paga e Antoine Griezmann është pengesa më e madhe për përparimin e negociatave mes Atletico Madrid dhe Barcelona-s.

Të dy klubet hapën bisedime mbi një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Griezmann dhe Saul Niguez.

30-vjeçari, Griezmann, u largua nga Atletico për në Barcelonë në vitin 2019 për një shumë prej 120 milionë eurosh, por klubi katalanas po konsideron largimin e tij gjatë verës.

Sulmuesi i Francës është lojtari më i paguar te ekipi katalunas pas Lionel Messi-t.

Klubi katalunas po kërkon të ulë pagën e Griezmann, në mënyrë që të regjistrojë kontratën e re të Lionel Messi-t.

Atletico nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë Griezmann-it, shumën e plotë në Barca, por katalunasit tashmë kanë paralajmëruar Atletico-n se ata nuk kanë ndërmend të kontribuojnë për pagën e Griezmann nëse ai bashkohet me Atletico.

Barcelona dhe Atletico kanë gjithashtu çështje të tjera për të diskutuar pasi vlera e Griezmann është më e lartë se ajo e Saulit.

Mesfushori i Atletico Madrid-it, ka qenë një shënjestër afatgjatë e katalunasve dhe duket se ata do jenë afër transferimit në këtë verë. /Albanianpost.com

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë