Lajme

Kontradikta e kryeministrit Kurti: Peshorja e mbështjellur me qese të plastikës gjersa fol kundër tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shtunën për Ditën Botërore për Mbrojtjen e Mjedisit ka postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram një video senzibilizuese për përdorimin e qeseve të plastikës.

figure>

Ai në këtë video ka folur për qeset e plastikës dhe ka dhënë një mesazh mbi përdorimin e tyre, dhe sa kohë shkon që ato të degradohen nga proceset natyrore.

Në video kryeministri Kurti shihet duke përdorur qese të letrës, mirëpo peshorja ku i vendos frutat dhe perimet shihet të jetë e mbështjellur me qese të plastikës, gjë që rrëzon pikërisht atë që ai avokon në atë video.

Kjo është një kundërthënie e drejtpërdrejtë në ngritjen e vetëdijes për mospërdorimin e qeseve plastike për shkak të dëmit mjedisor që ato shkaktojnë, kur edhe peshorja shihet me qese.

figure>

Dita Botërore e Mjedisit festohet në 5 Qershor, çdo vit për të inkurajuar ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Detaje tronditëse për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......

Lajme

Ky është personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e sontëm